odat si menyre e shoqerimit dhe avancimit te veprimit
 
zhvillimi i organizuar eshte aktiviteti kryesor i odes

 
Nje nga menyrat e mbrojtjes se veprimtarive te caktuara, avancimi i profesionalizmit, obligimet dhe te drejtat etike per shkak te permiresimit te cilesise ne fusha te caktuara dhe profesione dhe njekohesisht mbrojtja e interesave te profesionalisteve ne ate fushe eshte themelimi i odave.

Deri me tani tek ne, pervec Odes ekonomike, vecme dhjete vite ekziston dhe vepron edhe Oda e mjekesise se RM-se, Oda e avokateve. Para do kohe edhe Shoqata e psikologeve te Maqedonise e pergatiti Ligjin per kryerje te veprimtarise psikologjike ku vendosi baze ligjore per themelimin e odes se psikologeve ne RM.

Iniciativa per themelimin e odave ekziston edhe mes punetoreve social dhe punetoreve te arsimit per themelimin e odave te punetoreve social dhe oda e kuadrove edukativo-arsimore ne RM.

Pse dhe si themelohet oda?

Oda me se shpeshti i cakton kriteret dhe sjell zgjidhje per leshimin, perteritjen dhe marrjen e licencave te punes ne profesion te caktuar; mban evidence/regjister per profesionistet nga fusha te caktuara te cilet kryejne praktike; kujdeset per avancimin e profesionalizmit dhe edukimin e vazhdueshem ne profesion te caktuar; i vendos normat dhe standardet per akreditim; bashkepunon me te gjitha institucionet relevante; jep mendim dhe merr pjese ne miratimin e ligjeve nga fusha ne te cilen punon; e cakton cmimoren e sherbimeve ne praktiken private; sjell kodeksin e profesionalisteve ne fushe te caktuar, kujdeset per respektimin e tij etj.

Sot per themelimin e odave eshte e nevojshme te ekzistoje baze ligjore. Odat kane organe te veta, te definuar me statut. Keto me se shpeshti jane kuvende, keshille drejtuese, organ mbikeqyres, kryetar etj. Odat mund te kene komisione te tyre te perhershme ose te perkohshme ose sektore qe themelohen me vendimin e kuvendit si organ me i larte, per kryerjen e detyrave te caktuara.

Financimi i odave me shpesh del nga anetaresimi, nga mjetet nga licencat, nga mjetet nga edukimi i vazhdueshem ose forma te tjera te vetefinancimit.

Megjithate, ajo qe eshte me e domosdoshme nga me pare eshte vendosja e bazes ligjore per themelimin e odave.

Pse menyra e tille e shoqerimit?

Procesi i afrimit drejt Evropes na imponon standarde dhe cilesi te caktuar ne te gjitha fushat te jetes shoqerore dhe vecanerisht ne fushen e arsimit. Keto standarde dhe cilesi kane te bejne njelloj ne arsimin formal, por edhe gjetjen e menyrave per  vleresimin dhe akreditimin e arsimit joformal ne veprimtari dhe profesione te ndryshme.

Nje nga segmentet me te rendesishme te cilat ne menyre te drejtperdrejte na afron deri te standardet evropiane eshte procesi i akreditimit te mjekeve, te punetoreve social, te psikologeve dhe profesioneve te tjera. Pikerisht akreditimi ne fusha te caktuara dhe zbatimi i tij paraqesin mundesi te drejtperdrejte qe profesionistet nepermjet shoqatave te tyre profesionale dhe esnafe ne menyre aktive te marrin pjese ne krijimin e ardhmerise se profesionit.

Akreditimi paraqet proces i cili shkon drejt pranimit formal te diturise, shkathtesive dhe qendrimeve dhe paraqet baze ne te cilen jepen licencat per aktivitet profesional te individeve ose institucioneve.

Licenca mund te bazohet (fakultet ose praktike e perfunduar) dhe specializim (profilim ne fushe te caktuar).

Licenca zakonisht jepet ne kohezgjatje prej disa viteve (per shembull 7 vjet per mjeket dhe psikologet) dhe eshte e nevojshme qe ajo te perteritet me tej.

Perteritja e licences do te thote riakreditimi i saj, e cila ka te beje me zhvillimin e vazhdueshem profesional.

Zhvillimi i vazhdueshem profesional, ne te kunderten, nenkupton persosje profesionale, vleresim dhe ndjekja e punes se profesionisteve ne veprimtari te caktuar, qe rezulton me plotesimin e nevojave te standardeve profesioniste.

Zhvillimi i vazhdueshem profesional duhet te jete i organizuar, i formuluar dhe i akredituar dhe pikerisht organizimi i tij paraqet nje nga aktivitetet kryesore te odes dhe te shoqatave profesioniste te cilat jane anetare te saj.

Nje pjese nga aktivitetet ne procesin e akreditimit perfshijne: pergatitja e planeve per edukim te vazhdueshem, vleresimi i aktiviteteve dhe persosja profesionale nepermjet poeneve, kredive dhe akreditimi i tyre nga ana e odes, pergatitja e protokolleve per pune, ndertimi i partneritetit me institucionet tjera dhe shoqatat nderkombetare etj. Ne kete menyre akreditimi kontribuon drejt permiresimit te cilesise se veprimtarise, ngritja e standardeve te institucioneve, permiresimi i statusit te profesionisteve te cilet tregojne cilesi ne pune, motivacion dhe perpjekje per persosje te vazhdueshme profesionale dhe ndjekja e trendeve boterore.

Neda Maleska Sacmaroska