Veshtrime
Sinergjia per te miren e perbashket!
Avancimi i proceseve demokratike ne Republiken e Maqedonise eshte e pamundur pa zhvillimin e organizatave qytetare. Veteqeverisja lokale, ne te kunderten, eshte e orientuar drejt sinergjise me sektorin civil si mundesi thelbesore per identifikimin dhe organizimin e nevojave dhe interesimeve te qytetareve.
Pikerisht per kete, Qyteti i Shkupit e percaktoi kete ceshtje si nje nga prioritetet e veta drejt perpunimit te Strategjise se Qytetit te Shkupit per bashkepunim me organizatat qytetare. Strategjine e pergatitem bashke me Qendren per Zhvillim Institucional – CIRa, ndersa i gjithe projekti ishte i financuar nga misioni vezhgues i OSBE-se ne Shkup.
Administrata e Qytetit te Shkupit bashkepunimin e ardhshem me sektorin civil e bazon ne parimet e ardhshme: partneriteti, besimi i ndersjelle, pjesemarrja dhe keshillime, opinioni (transparenca), pavaresia dhe pergjegjesia. Strategjia eshte dokument afatmesem i planifikuar, i cili e perfshine periudhen 2007-2010. Qellimi i tij kryesor eshte te mundesohet perfshirja aktive e organizatave qytetare ne proceset e percaktimit, te aktiviteteve zhvillimore dhe iniciativave te Qytetit te Shkupit, si dhe te krijoje parakushte per formulimin e partneritetit efikas.
Qellimi kryesor i Strategjise eshte perpunuar ne menyre detajore nepermjet nje serie prej shtate qellimesh specifike. Qellimi i pare eshte vendosja e mekanizmave te bashkepunimit mes Qytetit te Shkupit dhe organizatave qytetare, per cka eshte e nevojshme te perpunohet baza e te dhenave per resurse te organizatave qytetare, te formulohen grupe punuese per diskutim ne fusha te ndryshme, te formohet forumi qytetor per bashkepunim dhe koordinimin me organizatat qytetare, te miratohen dhe shpallen kriteret per mbeshtetje te projekteve te nominuara dhe te procedurave per aplikim.
Per qellimin e njejte, eshte parapare edhe perpunimi i mekanizmave per mbrojtje te pronesise intelektuale lidhur me projektet e parashtruara.
Qellimi i dyte eshte rritja e rrjedhes se informatave mes Qytetit te Shkupit dhe organizatave qytetare, per realizimin e te cilave eshte parapare formimi i e-mail grupeve te perbashketa elektronike neper fusha te ndryshme, formimi i forumeve per diskutim ne perberje te internet-faqes se Qytetit te Shkupit, formimi i OJQ qendres se qytetit, sigurimi i ndihmes profesionale dhe informata nga organizatat qytetare ne pjesen e komentimit te rregulloreve ligjore, qe jane ne lidhje te drejtperdrejte me ingjerencat e Qytetit te Shkupit dhe vendimet e Qytetit te Shkupit, si dhe masa te tjera qe do te kontribuojne per forcimin e ketij segmenti.
Ne qellimet kryesore dhe rritja dhe forcimi i kapaciteteve te administrates qytetare, zhvillimi i partneritetit zhvillimor mes qytetit dhe organizatave qytetare, rritja e shkalles se mbrojtjes se ambientit jetesor dhe permiresimi i pastertise se qytetit, si dhe rritja e pjesemarrjes se organizatave qytetare ne proceset e planifikimit dhe perpunimi i strategjive te specializuara.
Kjo strategji eshte bazuar ne konceptin e win-win (koncept i fituesit-fituesit) dhe te modelit te bashkepunimit afatgjate (si alternative e ad-hok bashkepunimit sundues), ku ne menyre te nderlidhur plotesohen resurset me te cilat disponojne organizatat qytetare nga njera ane dhe administrata e Qytetit te Shkupit nga ana tjeter, dhe patjeter te vije deri te permiresimi i rezultateve nga puna e deritanishme.
Ne jemi te bindur se realizimi i kesaj strategjie do te kete ndikim cilesor ne procesin e pergjishem demokratik dhe forcimin e shoqerise civile ne vend, pasi qe ajo eshte dhe do te mbetet ne frymen e maksimes “mendo globalisht – vepro lokalisht”.
Trifun Kostovski (autori eshte kryetar i Qytetit te Shkupit)
|