VESHTRIME
INTRIGA ME E VESHTIRE SE VRASJA
Fakt i parendesishem eshte se gjerat ose ceshtjet e shenjta, qofte ato edhe simbole, kane rendesi te vecante. Gjuha e fese eshte dicka qe ne nje menyre njeriun e therret pa pushim te jete ne kontakt me ate dhe ate te jete i gatshem t’i “sakrifikoje” edhe gjerat me te shtrenjta vetem qe ta shprehe dashurine ndaj Zotit dhe te derguarve ose pejgambereve te tij. Dhe tani shtrohet pyetja: cili eshte qellimi qe dihet te arrihet nepermjet intrigave?
Feja nuk eshte prej sot e as prej neser, por ajo eshte shume e rendesishme nga ajo qe ne ndoshta e formulojme. Ky eshte nje relacion i me se shenjtes – intimen, te cilen e ka njeriu me Zotin. Prandaj do te ishte mire edhe te tjeret, jobesimtaret, ta kene kete parasysh dhe te kene respekt ndaj besimtareve. Ne kete menyre edhe besimtaret do te kishin respekt ndaj tyre. Feja sipas mesimit islam eshte vullnet i mire i njeriut, i cili nuk pranon kurrfare dhune.
Gjera te tilla na kane ndodhur edhe ne te kaluaren, per fat te keq perseri po perseriten (jo vetem nepermjet intrigave te ketilla jo te bukura, te keqija, bile edhe nepermjet faqeve te Internetit ku keqperdoren ne menyre me te ulet emri i Zotit dhe simbolet fetare). Si, ose dhe ku pergatitet gjithe kjo, kjo eshte nje teme tjeter, por dicka eshte e sigurt se me “organizime” te ketilla kane sukses ata qe asnjehere nuk meritojne te kene sukses ne asgje, ndersa per fat te keq kane “sukses” ne mashtrimin e njerezve. Per cudi eshte se si ne keto kohera ekonomike dhe kulturore, vecanerisht me sekularizimin e botes, ku jane ngushtuar vlerat religjioze te besimtareve, lejohet nje gje e ketille ne nje hapesire ku pretendohet te sundoje toleranca fetare dhe demokracia.
Eshte shume e papelqyeshme qe gjithe kjo filloi nga nje “joseriozitet”, do te thote nga dicka e pabaze. Mendoj se ketu kam te drejte ta perdor proverbin popullor se nje gur i hedhur nga i cmenduri ne pus dyzet te mencur nuk mund ta nxjerrin. Dhe tani, a duhet te flitet per ate qe e ka hedhur gurin apo per ta qe duhet ta nxjerrin?!?
Te perfundoj, gabim shume i madh dhe i papranueshem eshte qe te prezantohet figura e nje profeti ne kete menyre. Islami si fe kerkon respekt te vecante nga besimtaret ndaj te gjithe profeteve. Por, njekohesisht Islami e ndalon cfaredo qofte dhune, dhe te gjithe ata qe kruejne dhune, pa dallim ciles fe i takojne, jane te ngjashem me gazetaret te cilet e kane hedhur gurin, edhe krahas asaj qe secila ane e bazon veprimin e vet mbi parimin “demokratik”: kur ai ka liri ta shkruaje ate, edhe ne kemi liri ta bejme kete. Kjo eshte teori kriminele. Duhet te dime se reagimet e dhunshme i shkojne ne sherbim gazetarit-redaktorit-karikaturistit te dhunshem, dhe se kjo nuk arrin asgje tjeter pervec keqtrajtimit te portretit te myslimaneve.
E shfrytezoj kete rast qe t’i falenderoj perfaqesuesit te Kishes Ortodokse Maqedonase, z.Naumit, i cili me deklaraten e tij deshmoi se ndjenjat e besimtareve, toleranca fetare dhe bashkejetesa jane me te rendesishme nga te gjitha. Per njerezit e mencur, per intelektualet dhe politiken e sotme, e vecanerisht per teologet eshte e nevojshme qe t’i ridefinojne termet e shumta dhe proceset si qe eshte demokracia, sekularizmi dhe fundamentalizmi fetar. E gjithe kjo qe na ndodh sot eshte me te vertete e veshtire, njeriu eshte i harruar nga cdo gje, asgje nuk behet qe t’i ndihmohet, perkundrazi cdo gje behet qe ai te jete nen kontroll, qe nuk eshte e qendrueshme per natyren e njeriut. Myslimaneve besimtare duhet t’u jete e qarte se nuk duhet te bien ne provokime te tilla, e atyre qe provokojne po ashtu duhet t’u jete e qarte se cdo durim ka fund. Edhe nje here theksoj se e gjithe kjo na ndodh per shkak se, ashtu sic e ka formuluar nje filozof me kulture religjioze Aleksandar Solzhenicin, “njerezit e kane harruar Zotin”.
Allahu eshte kunder padrejtesise dhe nuk i adhuron ata qe perdorin dhune.
|
|